Çmimet e larta në treg, inflacioni në Shqipëri arriti 8%
Shqipëria dhe Europa kanë përjetuar shtrenjtim të mëtejshëm të çmimeve në muajin gusht. Në vendin tonë inflacioni arriti në 8%, ndërsa në Bashkimin Europian, 10.1%.
Të dhënat tregojnë se transporti dhe ushqimet vazhdojnë të kenë peshën më të madhe në rritjen e çmimeve, ndjekur nga pijet alkoolike e qiratë dhe mobiljet.
Në grupin e ushqimeve, vaji, qumështi e vezët e buka janë rritur mbi 20% në krahasim me gushtin e kaluar.
Në gusht, inflacioni i lartë u ndje nga familjet shqiptare edhe për faktin se paketa e parë e rezistencës kishte përfunduar.
Megjithatë, qeveria ka aktivizuar këtë muaj një paketë të dytë ndihme, kryesisht familjet me të ardhura të ulëta, dhe për këtë deklaron se ka mundur të mbajë inflacionin nën kontroll, aq sa të mos destabilizohet tregu.
Nga ana tjetër, peshën më të madhe të rritjes së cmimeve në Bashkimin Europian e ka dhënë energjia, ushqimet dhe pijet alkoolike.
Varësia nga energjia ruse dhe rruga e ngadaltë e gjetjes së burimeve të tjera energjitike, kanë rritur cmimin e faturave në shumë vende të BE-së.
Në radhën e shteteve me inflacion më të lartë, qendrojnë vendet e europës lindore, ndërsa vende si Malta, Islanda e Zvicra rezultojnë me infacionin më të ulët në Europë.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta