Shpresë për vaksinën, eksperti i SHBA: Urojmë të jetë gati në 2021

1 Gusht 2020 | 18:13

Eksperti i lartë shëndetësor për sëmundjet Infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci  jep shpresë se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e sigurt dhe gati në dhjetor të këtij viti.  Ndërsa si shtoi se vaksina do të jetë gati për përdorim masiv në muajt e parë të 2021.

“Unë mendoj se ndërsa hyjmë në vitin 2021,  ju do të keni një vaksinë që do të ishte e disponueshme për njerëzit në Shtetet e Bashkuara,” tha Fauci për Uashington Post.

Autoritetet federale të shëndetësisë në SHBA po zbatojnë një plan për të prodhuar 300 milionë doza të një vaksine në një afat kohor të shkurtër. Fauci, tha se një çerek milion njerëz kanë shprehur interes për të marrë pjesë në studime për vaksinat eksperimentale kundër koronavirusin.

Eksperti theksoi se ka ende shumë pikëpyetje e të panjohura mbi coronavirus. Dhe shpreson të marrë disa përgjigje deri në dhjetor nga një studim ku tregohet  se sa shpesh fëmijët infektohen dhe nëse përhapin infeksionin tek të rriturit.

Ai gjithashtu tha se ishte i kënaqur me konferencat e shtypit të fundit të presidentit Donald Trump, duke thënë se Trump po këshillonte njerëzit të mbanin maska dhe të praktikonin distancimin .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026