Berlusconi: Putinin e kanë shtyrë që të nisë luftën në Ukrainë

23 Shtator 2022 | 11:57

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se presidentin rus Vladimir Putin e kanë shtyrë të nisë luftën në Ukrainë dhe që të instalojë qeverinë e re në Kiev.

Këto komente pritet të shqetësojnë aleatët perëndimorë, pasi Italia do të mbajë zgjedhjet më 25 shtator.

Berlusconi, partia e të cilit “Forza” i takon koalicionit të të djathtës ekstreme, pritet të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të dielën.

Komentet e tij kanë vënë në pah çarjet brenda koalicionit për luftën në Ukrainë.

“Putin është shtyrë nga populli rus, nga partia e tij, nga ministrat e tij, që të nisë këtë operacion special”, ka thënë Berlusconi, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Nën kryeministrin Mario Draghi, Italia ka qenë mbështetëse e madhe e sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë për shkak të nisjes së luftës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026