Microsoft konfirmon se është në bisedime për të blerë TikTokun në SHBA

3 Gusht 2020 | 09:18

Microsoft ka konfirmuar se është në bisedime për të blerë aplikacionin kinez TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim, kompania tha se bisedimet për të siguruar aplikacionin e videove do të vazhdojnë pas një bisede mes CEO-s së Microsoft Satya Nadella dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Konfirmimi vjen pasi Trump të premten kërcënoi të bllokonte aplikacionin brenda SHBA, me arsyetimin e shqetësimeve nga zyrtarët e administratës lidhur me sigurinë.

Microsoft tha se ishte i angazhuar sigurojë të drejtat e TikTok në SHBA dhe të ruajë të dhënat e përdoruesve amerikanë që të mbeten brenda vendit.

Kompania tha se pret që bisedimet me kompaninë zotëruese të TikTok, ByteDance të përfundojnë jo më vonë se 15 shtatori. Marrëveshja do të parashikonte pronësinë e platformës në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.

“Microsoft e vlerëson përfshirjen e qeverisë amerikane dhe presidentit Trump në vazhdimësinë e krijimit të mbrojtjeve të forta të sigurisë për vendin,” tha Microsoft.

Bisedimet mes Microsoft dhe ByteDance vijnë teksa tensionet gjeopolitike mes Kinës dhe SHBA vazhdojnë të ziejnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026