Jeta e natës në Madrid, rivendosja e masave mbyll bare e restorante
Jeta e natës në Madrid po përjeton një realitet të ri. Qeveria rajonale ka vendosur masa të reja për subjektet, mes të cilave spikat kufizimi i grumbullimeve në 10 persona për grup dhe mbyllja e lokaleve në orën 1 e 30. Klientët dhe pronarët janë të dëshpëruar.
“Nuk ka kuptim të rrish në një lokal deri në një orë të caktuar dhe të mos rrish edhe pak më shumë për të pirë diçka”, thotë një grua.
Veç detyrimit për të mbajtur maskën, masat parashikojnë edhe dezinfektim çdo ditë, para se bizneset të hapen. Menaxherët mbajnë edhe një regjistër në mënyrë që të njoftojnë autoritetet në rast infektimi. Pavarësisht masave, frika është rritur.
“Javët e para ishin shumë të mira. Njerëzit mezi prisnin të vinin, por tani e vërteta është se po vëmë re që ka sërish një psikozë dhe njerëzit kanë paksa frikë nga hapësirat e mbyllura”, shprehet Laura Moran, menaxhere e lokalit “Moby Dick”.
Sektori i jetës së natës përbën rreth 1.6 për qind të GDP-së rajonale të Madridit dhe gjeneron thuajse 21 mijë vende pune.
Humbjet për shkak të koronavirusit llogariten rreth 30 për qind të fitimeve, ndërsa 40 për qind e vendeve të punës kërcënohen seriozisht. Shoqatat i kërkojnë ndihmë qeverisë.
“Na duhet mbështetje direkte, në të kundërt do të falimentojmë. Po flasim për rreth 40 për qind të subjekteve të sektorit që nuk janë në gjendje të hapen për shkak të krizës së COVID”, deklaron Javier Olmedo, menaxher i “La Noche en Vivo”.
Javën e ardhshme pronarët planifikojnë një mbyllje afatshkurtër të të gjitha subjekteve në shenjë proteste.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta