‘Moment i rrezikshëm’, reagon Borrell për kërcënimet e Putin me armët bërthamore

24 Shtator 2022 | 15:04

BE-ja duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet e Vladimir Putinit se ai mund të përdorë armë bërthamore në konfliktin në Ukrainë.

Këtë u shpreh shefi i Politikës së jashtme të BE, Joseph Borrell në një intervistë për BBC duke theksuar se lufta ka arritur në një moment të rrezikshëm.

Komenti tij vjen pasi pak ditë më parë Rusia nisi një mobilizim të pjesshëm ushtarak për të mbështetur luftën në Ukrainë.

“Sigurisht që është një moment i rrezikshëm, sepse ushtria ruse është shtyrë në një qoshe dhe reagimi i Putinit, duke kërcënuar përdorimin e armëve bërthamore, është shumë i rëndë”, u shpreh  Borrell i cili i bëri thirrje Presidentit Putin të luajë rolin e tij në arritjen e një zgjidhjeje të negociuar.

Në një fjalim të rrallë drejtuar kombit në fillim të kësaj jave, Putin tha se vendi i tij kishte “armë të ndryshme shkatërrimi” dhe do të “përdorte të gjitha mjetet në dispozicion duke shtuar se ai nuk po luante blofin.

Bashkimi Europian ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të tjera sanksione ndaj Rusisë dhe do të vijojë mbështetjen për Ukrainën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026