Presidenti iranian i krahason protestuesit me armiqtë e shtetit
Përballë protestave antiqeveritare, regjimi iranian organizoi protesta në Teheran ku qindra demonstrues shprehën mbështetjen e tyre për Ajatollahun dhe detyrimin që gratë të mbulohen. Ata bënë thirrje që të gjithë ata që protestojnë kundër mbulimit të ekzekutohen.
Presidenti iranian i krahasoi protestuesit me armiqtë e shtetit.
“Armiqtë duan të krijojnë trazira dhe përplasje. Ata mendojnë se me këto lëvizje mund të ndalojnë kombin. Ne kemi deklaruar shumë herë se nëse dikush ka një koment të drejtë, ne do ta dëgjojmë. Por anarkia? Shqetësim i sigurisë kombëtare? Siguria e njerëzve? Askush nuk do t’i nënshtrohet kësaj”, u shpreh Ebrahim Raisi.
Sipas autoriteteve, pas të paktën një jave protestash për shkak të vdekjes së Mahsa Amini e cila u burgos se kishte veshur keq hixhabin janë vrarë të paktën 26 protestues.
Në solidaritet me kryengritjet në Irani protesta ka patur edhe në vende të tjera, dhjetëra iranianë që jetojnë jashtë vendit prenë flokët dhe dogjën hixhabin përpara ambasadës iraniane në Bruksel.
Protesta ka pasur edhe në të tjera shtete në Turqi, Norvegji, SHBA e të tjera vende.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta