Stuhia vonon lëshimin e raketës së NASA-së për në Hënë

24 Shtator 2022 | 22:11

Lëshimi i raketës më të fuqishme ndonjëherë të NASA-s është vonuar për shkak të një stuhie tropikale që mund të shndërrohet në një uragan.

Raketa Artemis i Moon pritej të nisej nga Qendra Hapësinore Kennedy, në Florida, të martën.

Por shteti amerikan përballet me një kërcënim uragani pasi stuhia tropikale është forcuar dhe mund t’i afrohet Floridës në fillim të javës së ardhshme si një uragan i madh.

Nisja e raketës tashmë ishte shtyrë dy herë.

Automjeti Space Launch System (SLS) është projektuar për të dërguar astronautët dhe pajisjet e tyre përsëri në Hënë pas 50 vitesh.

Lëshimi i raketës dështoi në fund të gushtit për shkak të defekteve teknike, ndërsa një përpjekje e dytë në fillim të shtatorit u pengua nga një rrjedhje karburanti.

Agjencia hapësinore dëshiron të dërgojë raketën pa pilot Orion rreth pjesës së pasme të Hënës, përpara udhëtimeve me njerëz në bord.

NASA shpreson se deri në vitin 2025 do të jetë në gjendje të dërgojë astronautë përsëri në sipërfaqen hënore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026