COVID në Evropë, Franca shton përdorimin e maskës; Spanja, masa kundër grumbullimeve
Nga resortet turistike e deri tek tregjet e hapura, mbajtja e maskës në Francë është një masë që po merret nga gjithnjë e në më shumë qytete.
Nuk është një detyrim kombëtar, por me rreth 140 raste infeksioni, rajoni Majen në perëndim të vendit, por edhe zona të tjera në qytetin verior të Liles dhe qytetin bregdetar Biarritz po vendosin si rregull mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme.
Nismat lokale nuk janë përgjigje, por urdhrat nga qeveria qendrore për rivendosjen e kufizimeve janë një gjë tjetër.
Në Britani, Leicesteri vetëm tani po del gradualisht nga bllokada e tejzgjatur, një muaj pas pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërsa Mançesteri, ku janë 7 nga 20 autoritetet më të larta të prekura me COVID, është detyruar të zbatojë masat e tij të bllokadës.
Ndërkohë, Spanja po punon për të frenuar infeksionet e reja që kanë prekur kryesisht moshën e re dhe atë të mesme.
“Edhe pse numri më i lartë i infektimeve ndodh në rrethe familjare, është një fakt se shumica e rasteve të reja, sikurse ndodhi javën e kaluar, janë të lidhura me aktivitetet e jetës së natës”, thotë Fernando Simon, shefi i Qendrës për Koordinimin Shëndetësor.
Për të frenuar epideminë, vetëm klubet me kapacitete për 300 persona mund të hapen në ishullin e Ibicës dhe vetëm për të konsumuar pije. Nuk mund të ketë vallëzime dhe klientët duhet të qëndrojnë ulur.
Edhe në Lituani qeveria ka paralajmëruar se vetizolimi i udhëtarëve që vijnë nga vende të rrezikuara është i detyrueshëm dhe u ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin udhëtimet e panevojshme. Megjithatë, BE mund të mos ketë zgjidhje tjetër veçse të mbyllë sërish kufijtë nëse gjërat përkeqësohen.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta