Spanjë, ish-mbreti braktis vendin. Juan Carlos largohet pas hetimeve për korrupsion

4 Gusht 2020 | 13:40

Spanjollët kanë patur reagime të ndryshme ndaj lajmit shokues se ish-mbreti Juan Carlos do të braktisë vendin.

Njoftimi erdhi pak javë pasi ish-monarku 82-vjeçar rezultoi i lidhur me një hetim për korrupsion.

Banorët u mblodhën jashtë ish-banesës së tij në rrethinat e Madridit.

“Secili ka opinionin e tij për mbretin dhe paratë. Për mua është më mirë që ai të largohet. Ai ka punët e tij por mendoj se largimi është gjëja e duhur. E vërteta është se ai nuk i ka dhënë një imazh shumë të mirë Spanjës”, thotë Nadia Rodriguez, me profesion mësuese.

“Duhet të ekzistojë koncepti i pafajësisë derisa të provohet e kundërta. Është shumë e lehtë të flasësh në raste të tilla, por unë nuk do ta bëj një gjë të tillë”, shprehet Jose Manuel, banor i Madridit.

Në një letër, Juan Carlos shkroi se e kishte marrë vendimin pas ndërhyrjeve në jetën e tij private, me shpresën se do t’i lejojë të birit të kryejë funksionet e tij si mbret me qetësi.

Juan Carlos abdikoi në 2014-n, pas pothuajse 40 vitesh si mbret, pas një hetimi për korrupsion ku ishte përfshirë bashkëshorti i vajzës së tij dhe një udhëtimi për gjueti elefantësh të kryer gjatë krizës financiare në Spanjë.

Gjithashtu, në qershor Gjykata Supreme e Spanjës hapi një hetim nën dyshimin e përfshirjes së Juan Carlos në një tender për ndërtimin e një hekurudhe me Arabine Saudite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026