Princi Andrew heq dorë nga funksionet publike pas skandalit seksual

21 Nëntor 2019 | 17:15

Pas intervistës së dhënë së fundmi në BBC, princi Andrew është tërhequr përfundimisht nga të gjitha funksionet publike që ai mbante.

Gjatë intervistës, Andrew mohoi akuzat se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente.

Intervista është transmetuar në orët e vona të së shtunës dhe që nga ai moment, ka pushtuar mediat në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëpërmjet një deklarate në Facebook, Duka i Jorkut tha se për shkak të kontradiktave të cilat e ndërlidhnin atë me ish-financierin amerikan Jeffrey Epstein, ai së fundmi mori vendimin të tërhiqej në mënyrë që të mos dëmtonte më tej aktivitetet e familjes mbretërore.

“Për këtë arsye, i kam kërkuar Madhërisë së Saj nëse mund të tërhiqem nga funksionet publike në të ardhmen, dhe ajo e ka dhënë lejen e saj,” shtoi ai.

Gjithashtu, princi ka deklaruar se ka pranuar të bashkëpunojë me forcat e rendit nëse do të jetë e nevojshme.

Sipas faqes zyrtare të Princit Andrew, ai mbart disa detyra për llogari të Mbretëreshës,  që nga promovimi i rritjes ekonomike tek krijimi i vendeve të reja të punës.

Por që prej intervistës një sërë biznesesh të njohura janë bashkuar me nismën e disa universiteteve dhe grupeve bamirëse për tu distancuar prej tij.

Për muaj të tërë Andrew është përballur me pyetje për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.

Epstein i dha fund jetës në qelinë e tij teksa priste gjykimin për akuzat e abuzimeve seksuale.

Një nga viktimat e Epstein ka rrëfyer se ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me princin në tre raste,  akuzë të cilën princi e ka mohuar vazhdimisht.

Mbretëresha Elizabeth II ëshë shfaqur mbrëmë në një pritje por nuk ka bërë asnjë koment rreth ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026