Shpërthimi në Bejrut, mbi 100 të vdekur dhe 4 mijë të plagosur
Për një qytet të mësuar me shpërthimet, ai i djeshmi ishte më i madh nga sa ka përjetuar.
Shpërthimi ndodhi në portin e Bejrutit dhe rrethinat e tij me një forcë të barabartë me magnitudën 3.5 të një tërmeti, por nuk ishte akt i natyrës.
Autoritetet thonë se një magazinë që mbante nitrat amoniumi mori flakë. Bëhet fjalë për një substancë që mund të përdoret si fertilizues dhe si eksploziv.
Shpërthimi ndodhi në një kohë të ndjeshme për Libanin. Ekonomia është në kolaps dhe tensionet sektare janë në rritje sërish. Se çfarë e shkaktoi, kjo është çështje spekulimesh.
“Unë jam mësuar me auto-bomba në këtë zonë dhe shoh shpesh herë tym të zi. Këtë herë ishte rozë dhe i bardhë, por masiv. Ishte si një vullkan, me zhurma, me tym dhe çfarëdo tjetër… Nisur nga kilometrat e shumtë që arriti dhe sa shumë njerëz e dëgjuan, ishte hera e parë që ndodhte në këtë formë”, thotë Hadi Nasrallah, dëshmitar.
Të tronditur dhe të gjakosur, banorët mbushën rrugët. Rreth 100 persona kanë vdekur dhe mbi 4 mijë të plagosur. Kryeministri ka shpallur ditë zie.
“Kjo nuk do të kalojë pa mbajtje të përgjegjësisë. Personat përgjegjës për këtë katastrofë do të paguajnë çmimin. Ky është një premtim për martirët dhe të plagosurit. Është një zotim kombëtar”, tha Hassan Diab, kryeministri i Libanit:
Spitalet, që u duhet të merren dhe me COVID-19, janë përballur me një rritje të numrit të të plagosurve dhe deklarojnë se janë të mbingarkuar.
Ndihma dhe ngushëllime ndërkombëtare janë ofruar dhe një hetim ka nisur për të verifikuar përse një substancë kaq e rrezikshme ishte magazinuar kaq pranë qytetit.
Lexoni gjithashtu:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta