Zjarret në Evropë shkrumbojnë mijëra hektarë pyje

5 Gusht 2020 | 11:43

Moti i nxehtë në mbarë Evropën u ka hapur probleme autoriteteve që luftojnë me flakët. Në brigjet pranë Marsejës, në jug të Francës, zjarrfikësit janë përpjekur të frenojnë zjarret që janë përhapur nga erërat e forta.

Mbi 800 hektarë janë djegur. Të martën vonë, pushuesit në kampe u urdhëruan të evakuoheshin në plazh për të shmangur prekjen nga zjarret.

 “Zjarrfikësit u kapën të papërgatitur. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Shikoni erën dhe tymin, flakët po përhapen me shpejtësi”, tha njw pushues.

 “Fillimisht pamë flakët në distancë të largët, më pas ato filluan të afroheshin gjithnjë e më shumë, derisa ndodheshin 50 metra nga shtëpia. Ishin 20 metra të larta”, shtoi njw tjetwr.

Në qendër të Italisë, në rajonin e Abrucos, beteja për të vënë nën kontroll zjarret vijon prej disa ditësh.

Zjarrfikësit kanë shtuar përpjekjet për të luftuar flakët që po i afrohen një zone të banuar në Akuila. Ky rast, që dyshohet të jetë i qëllimshëm, është një prej zjarreve të shumta që kanë përfshirë pyjet e Italisë, në këtë stinë të nxehtë vere.

Edhe në Rusi autoritetet thonë se zjarret kanë përfshirë rreth 60 mijë hektarë tokë. Zona autonome e Çukotkës dhe rajoni Amur, në ekstremin lindor, janë veçanërisht të prekura.

Ekologët që punojnë në këto zona për rritjen e farave thonë se dëmi është madhor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026