Shpërthimi në Bejrut, presidenti premton hetim; pistat e para neglizhenca dhe mosveprimi
Presidenti i Libanit, Michel Aoun deklaroi të mërkurën se hetimi mbi shpërthimin që tronditi Bejrutin do të zbardhë tërësisht rrethanat e ngjarjes dhe rezultatet e procesit do të jenë transparente për të gjithë.
Në një fjalim televiziv përpara mbledhjes së kabinetit të tij, Aoun u bëri thirrje vendeve të tjera që të përshpejtojnë kontributin e tyre për Libanin, vend që përballet prej kohësh me një kolaps ekonomik.
“Ne jemi të vendosur të hetojmë dhe të zbulojmë sa më parë të jetë e mundur se çfarë ndodhi dhe të ndëshkojmë të gjithë personat përgjegjës”, deklaroi Aoun.
Hetimet paraprake mbi episodin e rëndë, sipas një burimi zyrtar të cituar nga agjencia “Reuters”, tregojnë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të mosveprimit dhe neglizhencës me lëndët e rrezikshme që ndodheshin të magazinuara.
Ndërsa një burim tjetër deklaroi se, një ekip që kishte inspektuar materialet 6 muaj më parë kishte paralajmëruar se depozita mund të hidhte në erë gjithë Bejrutin nëse nuk zhvendosej.
Drejtori i portit të Bejrutit dhe ai i doganave deklaruan të mërkurën se letra të shumta u ishin dërguar institucioneve përgjegjëse, ku paralajmërohej rreziku nga materialet e rrezikshme, por asnjë veprim nuk ishte ndërmarrë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta