Konfindustria-Kuvendit: Thërrit në seancë urgjente ERE-n për çmimet e energjisë
Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të thërrasë në seancë urgjente dëgjimore Entin Rregullator të Energjisë/ERE, për të arsyetuar vendimin e fundit për fashën e konsumit të energjisë.
Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, thekson se ERE e ka për detyrim ligjor të shpjegojë publikisht në mënyrë profesionale dhe të hollësishme, para Kuvendit të Shqipërisë, arsyet financiare, teknike dhe institucionale të sistemit energjitik, që kanë çuar në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“ERE duhet të arsyetojë hollësisht lidhur me kostot e larta financiare të menaxhimit të operatorëve publikë KESH, OST, OSHEE; kostot shtesë të shitblerjeve e energjisë elektrike nëpërmjet ndërmjetësve; vazhdimin në nivele të larta të humbjeve në sistem me mbi 21% të sasisë së përgjithshme; zbatimin e kontratave koncesionare të energjisë së prodhuar nga HEC- et private; masat e marra nga OSHEE për moslejimin e abuzimit me matjet e konsumit me fasha etj., si faktorë përcaktues të vendimit për rritjen e fortë të çmimit të energjisë në shtator 2022”- thuhet në njoftimin e Konfindustrisë.
Konfindustria vlerëson, se vendimi i ERE për rritjen me afër 5 herë e çmimit të energjisë elektrike për konsum familjar mbi fashën 800 lekë/muaj do të jetë me pasoja të rënda për 90-130 mijë familje shqiptare dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në rëndimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë kombëtare.
“Shqipëria, edhe pse është relativisht e pavarur në prodhimin e energjisë elektrike nga tregjet ndërkombëtare dhe gazi rus, ka çmimet më të larta në rajon për biznesin dhe familjarët”- përfundon njoftimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta