Japonia nderon Shinzo Abe, mbahet mes protestash eventi i kontestuar shtetëror

27 Shtator 2022 | 12:38

Në një atmosferë të tensionuar, në Tokio nisi të martën funerali shtetëror në nder të ish-kryeministrit të vrarë Shinzo Abe, një event i kontestuar që ka përçarë thellësisht opinionin publik në Japoni.

E veja Akie Abe, e veshur me një kimono të zi, eci me ngadalë në budokan ose sallën e pritjes, duke mbajtur në duar një urnë me hirin e të shoqit, të vendosur në një kuti druri dhe të mbështjellë me një pëlhurë ngjyrë lejla me viza të arta.

Zëvendës-presidentja amerikane, Kamala Harris, ishte mes zyrtarëve të shumtë të huaj dhe 4 mijë e 300 pjesëmarrësve.

Abe u kremtua në korrik pas një funerali privat të mbajtur në një tempull të Tokios, pak ditë pasi u vra teksa merrte pjesë në një fushatë elektorale në Nara, një qytet në perëndim të Japonisë.

Disa orë përpara ceremonisë, disa qindra njerëz me buqeta qëndruan në radhë për të vendosur lule në nder të tij në parkun Kudanzaka.

Tokioja ishte nën masa të larta sigurie, pasi qytetarë të shumtë që kundërshtonin varrimin dolën në protestë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026