Gjermania i kërkon llogari Turqisë për arrestimin e avokatit të punësuar nga ambasada e saj

22 Nëntor 2019 | 11:03

Ambasadori gjerman në Turqi e cilësoi të papranueshëm arrestimin e avokatit të punësuar pranë kësaj ambasade, ndërsa kërkoi nga Ankaraja të zyrtarizonte akuzat ndaj tij.

Avokati turk u arrestua më mes të shtatorit, tha një zyrtar gjerman.

“Ky arrestim është i pakuptimtë për ne. Ja pse po kërkojmë me ngulm që të zbardhen akuzat, gjë që ja kemi përsëritur në mënyrë të vazhdueshme Turqisë”, – shkroi në një status ambasadori gjerman, Martin Erdmann. 

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë janë lëkundur vazhdimisht pas kritikave të Gjermanisë ndaj presidentit Tayyip Erdogan lidhur me grushtin e dështuar të shtetit në 2016 dhe ofensivës më të fundit ushtarake të Turqisë ndaj kurdëve në veri të Sirisë.

Avokati ishte punësuar nga ambasada gjermane që të siguronte dokumentet lidhur me qytetarët turq që kanë aplikuar për azil në Gjermani, raportojë mediat gjermane.

Numri i azilkërkuesve turq në Gjermani është rritur ndjeshëm që nga grushti i dështuar i shtetit i vitit 2016, që sipas Erdogan ishte organizuar nga rivali i tij i përjetshëm, kleriku Fethullah Gulen.

Nga janari në tetor të vitit 2019, 9500 shtetas turq kanë aplikuar për azil në Gjermani, shifra këto që i rendisin turqit në vendin e tretë të azilkërkuesve, pas sirianëve dhe irakianëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026