Rusët eksod drejt Kazakistanit, frika nga mobilizimi ushtarak largon të rinjtë
Rreth 98 mijë rusë kanë shkuar në Kazakistan brenda një jave, që nga dita kur presidenti Putin bëri me dije mobilizimin e pjesshëm ushtarak për të mbështetur luftën në Ukrainë.
Kazakistani dhe Gjeorgjia janë të dyja ish shtete të Bashkimit Sovjetik, dhe janë destinacionet më të preferuara të rusëve që kalojnë me makinë, biçikleta ose me këmbë.
Ministria ruse e Mbrojtjes bën me dije se rreth 300 mijë njerëz që kanë shërbyer në ushtri do të thirren në mobilizim, por sipas raporteve në disa rajone të Rusisë po thirren edhe burra e djem që nuk janë pjesë e planit të bërë publik. Kjo nxiti djemtë e burrat të të gjitha moshave të largohen nga ajri e toka ruse.
“Mobilizimi është shpallur i pjesshëm, por sipas dokumenteve duket se është i plotë dhe fjalët e Presidentit nuk përputhen me atë që është shkruar në letër. Njerëzit që qëndrojnë këtu kanë frikë se herët a vonë, n do të shpallet mobilizimi dhe më pas askush nuk do të mund të kalojë kufijtë”, u shpreh një qytetar rus.
Kazakistani do të ofrojë kujdes dhe siguri për ata që ikin nga mobilizimi rus.
“Integriteti territorial i shteteve duhet të jetë i pacenueshëm, ky është parimi kyç, për këtë kam folur gjithmonë hapur dhe qartë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh presidenti i këtij shteti.
Duke bërë me dije numrin e rusëve që kalojnë kufirin, ministri i Brendshëm i Kazakistanit, Marat Akhmetzhanov tha se autoritetet nuk do t’i kthejnë ata që po shmangin thirrjen ushtarake, përveç nëse janë në një listë ndërkombëtare të kërkuar për akuza penale.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta