Solidaritet me vajzën e vrarë për hixhabin, 75 viktima nga protestat në Iran

28 Shtator 2022 | 15:46

Iranianët organizuan natën e 12-të radhazi të protestave të udhëhequra nga gratë, në solidaritet me Mahsa Amini e cila humbi jetën se kishte veshur keq hixhabin.

Protestat vijojnë, pavarësisht frikës se ndërprerja e internetit do të bëjë që forcat e sigurisë të intensifikojnë një goditje të përgjakshme.

“Edhe ata që rrinin në shtëpi u njohën me thirrjet “Vdekje diktatorit!” dhe “Vdekje republikës Islamike!”, tha grupi i të drejtave të njeriut me bazë në Oslo.

Që nga 16 shtatori Amnesty Internacional konfirmon dhjetëra vdekje dhe qindra të plagosur në Iran.

“Dëshmitë që kemi mbledhur tregojnë se forcat e sigurisë po gjuajnë me fishekë metalikë kundër protestuesve dhe kalimtarëve. Qindra gra, fëmijë dhe burra janë plagosur dhe ne kemi parë fotografi të tmerrshme të protestuesve me plagë në kokë, gjoks dhe stomak. Forcat e sigurisë po qëllojnë nga një distancë e afërt dhe kjo tregon qëllimin për të shkaktuar dëme”, u shpreh Raha Bahreini, Hulumtuese e Amnesty International në Iran.

Dhjetëra njerëz, kryesisht gra, u mblodhën para ambasadës iraniane në Buenos Aires në mbështetje të grave në Teheran. Demonstruesit mbanin pankarta që përshkruanin qeverinë iraniane si një “diktaturë fetare” dhe thërrisnin për “drejtësi” pas vdekjes së 24-vjeçares.

Aktivistët presin flokët dhe thërrasin slogane jashtë ndërtesës së Neë York Times në Neë York për të protestuar mbi vdekjen e Mahsa Amini e cila ishte burgosur nga policia e moralit. Më shumë se 75 njerëz raportohet se janë vrarë gjatë përplasjeve me autoritetet e Iranit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026