Mbi 7400 aplikime për grurin, interes i lartë për subvencionin 30 mijë lekë/ha

28 Shtator 2022 | 19:08

7400 fermerë kanë aplikuar për të marrë lekë nga Ministria e Bujqësisë, duke deklaruar se do të mbjellin më shumë se 1 hektarë grurë. Nga data 1 deri në 23 shtator, i dha mundësinë çdo fermeri të bëhet pjesë e skemës për të përfituar 30 mijë lekë për 1 ha grurë që do të mbjellë.

Me aplikimet që janë bërë, interesi duket i lartë dhe fondi 500 mln lekë i vënë në dispozicion të tyre mund të mos mjaftojë.

AZHBR do të verifikojë dokumentet dhe sipërfaqet e tokave që do të mbillen me grurë për të miratuar në fund edhe kalimin e fondeve deri në fund të vitit.

Mbështetja me lekë për fermerët që kultivojnë grurë u nxit nga problemet që solli tregu rus dhe ukrainas. Ministria parashikon që kjo skemë të shtojë me 17 mijë hektarë sipërfaqen e grurit, për të prodhuar 120 tonë drithë që do të hidhet në treg.

Sipas AZHBR, nisur nga aplikimet, numri më i madh i përfituesve do të regjistrohet në Fier, Lushnjë dhe Korçë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026