BE sanksione të tjera Rusisë, bën gati paketën e tetë të masave

28 Shtator 2022 | 19:49

Komisioni Evropian ka prezantuar një propozim për një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, që shtron bazat ligjore për kufizimin e çmimit të importit të naftës.

Kjo paketë e tetë është një përgjigje ndaj pseudo-referendumeve që janë mbajtur në territoret e pushtuara. Dhe sipas presidentes së Komisionit, ata kanë si qëllim të zhvatin tokën ukrainase dhe të ndryshojnë përmes forcës kufijtë ndërkombëtarë edhe përmes kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore.

“Ne nuk i pranojmë referendumet e rreme dhe asnjë lloj të aneksimit të Ukrainës. Ne jemi të vendosur ta bëjmë Kremlinin të paguajë për këtë përshkallëzim”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Çmimi kufizues mbi naftën është koordinuar me vendet e grupimit G7. Por sanksionet e reja e vënë theksin tek tregtia.

Do të ketë një ndalim të importeve mbi produktet ruse që synojnë t’i heqin ekonomisë ruse 7 miliardë euro.

Gjithashtu, do të ketë një embargo tjetër që do të fokusohet tek pajisjet teknologjike, si dhe sanksione ndaj institucioneve dhe personaliteteve.

Dhe këtë herë do të përfshihen edhe shtetasit evropiane që drejtojnë filialet e kompanive shtetërore ruse.

“Ne do të shtojmë objektiva të tjerë. Dhe mes tyre do të ketë njerëz që nuk janë domosdoshmërish rusë, por që marrin pjesë në anashkalimin e sanksioneve”, u shpreh Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së.

Deri tani plot 1 mijë e 200 personalitete janë përfshirë në listë, bashkë me banka, kompani dhe tregje që janë prekur rëndë nga sanksionet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026