Rrjedhja nga gazsjellësit, dyshimet shkojnë drejt Rusisë
Kush e bëri dhe përse? Për Evropën po bëhet gjithnjë e më e qartë se rrjedhja nga gazsjellësit “Rrjedha e Veriut” 1 dhe 2 është pasojë e një akti sabotazhi.
Rrjedhjet u konstatuan ditën e hënë, pasi një seri shpërthimesh u regjistruan në afërsi të Bornholmit, në ujërat detare të Danimarkës dhe Suedisë.
Ngjarjet vijnë në një kohë tensionesh të mëdha mes Rusisë dhe Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë.
Siç mund të shihet nga ky grafik, dëmet ndodhin në mënyrë simultane në tubacionet e gazsjellësit “Rrjedha e Veriut 2”, i cili nuk është përdorur kurrë, por përmban gaz për të ruajtur presionin.
Sipas shtypit gjerman, të dyja strukturat mund të bëhen të papërdorshme.
“Nuk është aksident. Një seri shpërthimesh janë konstatuar brenda një kohe të shkurtër në pjesë të ndryshme të tubacioneve,” – tha Mette Frederiksen, kryeministre e Danimarkës.
“Ne kemi informacionet tona, por kemi marrë edhe ato nga Danimarka dhe përfundimi është se ka qenë një akt i qëllimshëm, një akt sabotazhi,” – u shpreh Magdalena Andersson, kryeministre e Suedisë.
Askush nuk ka akuzuar Rusinë, edhe pse dyshimet shkojnë në drejtim të saj.
“Akuzat janë të pritshme. Është një marrëzi të shprehesh në këtë mënyrë. Ndaj, akuzat janë sa të marra, aq edhe absurde. Ky është një problem i madh për ne,” – tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.
Ndërsa hetimet vazhdojnë, Norvegjia, që po eksporton gaz dhe naftë drejt BE-së më shumë se kurrë më parë, ka rritur masat e sigurisë në infrastrukturën e energjisë.
Ndërkohë, autoritetet daneze kanë paralajmëruar se për të paktën 2 javë është e pamundur të arrihen pjesët e dëmtuara të gazsjellësve.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta