Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim.
Këtë vit e pamë në komedinë romantike Marry Me, por ndërkohë ajo xhiroi një film tjetër, këtë herë të një zhanri krejt tjetër.
J.Lo, luan një vrasëse me pagesë në filmin e ri aksion të Netflix, të quajtur The Mother.
Ajo është në arrati nga njerëz të rrezikshëm, por kur mëson se vajza e saj, të cilën e kishte braktisur prej kohësh, është në rrezik, ajo detyrohet t’i kthehet zanatit të vjetër për ta mbrojtur, shkruan KosovaPress.
The Mother u drejtua nga Niki Caro bazuar në një histori të Misha Green. Personazhet tjera janë Joseph Fiennes, Gael Garcia Bernal, Lucy Paez dhe Omari Hardëick. Filmi do të mbërrijë në Netflix në maj të vitit 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta