Operacion anti-drogë në Itali, Belgjikë e Holandë, mes të arrestuarve 8 shqiptarë

29 Shtator 2022 | 08:36

Në orët e para të ditës së sotme, midis provincave të Trento, Brescia, Vicenza, Mantua, Prato dhe Bari, si dhe në Belgjikë e Holandë, Karabinierët e Komandës Provinciale të Trentos, me bashkëpunimin e departamenteve kompetente territoriale dhe forcave të huaja policore kanë ekzekutuar një urdhër arresti ndaj 38 personave mes të cilëve 15 marokenë, 8 shqiptarë, 3 tunizianë, 1 algjerian, 1 kosovar dhe 10 italianë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës.

Hetimi i nisur në maj 2020 nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Trentos, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, bëri të mundur identifikimin dhe çmontimin e dy organizatave të kriminale të dedikuara për tregtimin dhe trafikun e drogës.

Grupi i parë, përbëhej kryesisht nga shtetas shqiptarë të vendosur në Trentino, që furnizonte shumë pushues në zonë me heroinë, por edhe kokainë, hashash dhe marijuanë.

Konkretisht, heroina vinte nga Milano, më pas u shpërndahej në sasi të mëdha tregtarëve tunizianë të drogës që operonin me pakicë në Trento.

Kokaina blihej në Campania dhe transportohej në Trento çdo javë.

Grupi i dytë, përbëhej kryesisht nga afrikano-veriorë, organizatë e cila importonte kokainë nga Belgjika dhe Holanda për të furnizuar sheshet e Alto Garda dhe Basso Sarca.

Veprimtaria hetimore, e cila u shtri edhe në provincat Brescia dhe Vicenza, gjatë zhvillimit të saj bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 11 personave dhe sekuestrimin e 23 kilogramë kokainë, një kilogram heroinë dhe një kilogram e gjysmë marijuanë.

Ndërkohë, gjatë një kontrolli në një shtëpi u gjetën dhe u sekuestruan 1 kg kokainë, 160 gr hashash, 32.000 euro cash dhe një orë luksoze.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026