Kriza nuk prek kreditimin, huaja e re u rrit në shifra rekord gjatë gushtit
Kriza e çmimeve dhe rritja e normave të interesit nga ana e bankave nuk kanë tërhequr kërkesën për kredi nga ana e bizneseve dhe individëve.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për muajin gusht tregojnë se rreth 27 miliardë lekë u dhanë si kredi e re përgjatë kësaj periudhe, me një rritje prej 38 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Bizneset udhëhoqën rritjen e kreditimit, si në valutë, ashtu edhe në lekë. Rritje pati edhe kredia për individë, kryesisht për blerje pasurish të patundshme. Megjithatë, rritja në këtë kategori ishte më e ulët.
Në total, biznesi zgjeroi kredinë në 125 miliardë lekë në tetëmujorin e parë të këtij viti, ose rreth 30 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kredia për individë u rrit me 15 për qind, duke shkuar në rreth 58 miliardë lekë.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, gushti rezulton muaji me rritjen më të lartë të kredisë, ndërsa të dhënat e raportuara nga bankat e nivelit të dytë tregojnë gjithashtu edhe rritje të depozitave me një vlerë prej 30 miliardë lekësh në krahasim me 8-mujorin e vitit të kaluar.
Depozitat në euro mbeten të preferuarat, ndërsa ato në lekë patën një rritje më të ulët.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta