Putin thirrje për pjesëmarrje në ‘operacionin special ushtarak” në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin u ka bërë thirrje ushtarëve që marrin pjesë në “operacionin special ushtarak” në Ukrainë.
Putin iu drejtua grave dhe fëmijëve që të kuptojnë rëndësinë e ‘operacionit ushtarak’ që po zhvillohet në Ukrainë.
Duke përsëritur pretendimet se Ukraina i përket Rusisë, ai nënvizoi se Perëndimi thjesht po kërkon mënyra për të thyer Rusinë duke mbështetur Ukrainën.
Më herët Putin deklaroi se vendimi për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës është marrë nga banorët e zonave, të cilët morën pjesë në referendum.
Sipas zyrtarëve rusë, katër rajonet, të cilat përfaqësojnë rreth 15% të Ukrainës, votuan me shumicë për t’u bashkuar me Rusinë.
Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.
Ukraina thotë se do të vazhdojë të luftojë për të çliruar rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta