Australia i jep fund izolimit anti-COVID
Australia ka thënë se do t’i japë fund kërkesave të detyrueshme të izolimit për të infektuarit me COVID, nga muaji i ardhshëm.
Aktualisht kushdo që rezulton pozitiv ndaj virusit duhet të izolohet për pesë ditë, por kjo do të përfundojë nga 14 tetori, raporton BBC.
Me nofkën “Fortesa Australia”, vendi ka pasur disa nga kufizimet më të rrepta në botë që nga fillimi i pandemisë.
Zyrtari kryesor mjekësor i Australisë, Paul Kelly, tha se “faza e urgjencës” e përgjigjes së saj ndoshta kishte përfunduar. Por Kelly tha se vendimi “nuk sugjeron në asnjë mënyrë që pandemia të ketë përfunduar”.
Izolimi i detyrueshëm kishte qenë një nga kufizimet e pakta të mbetura.
Australia vazhdon të regjistrojë rreth 5,500 raste të virusit çdo ditë, tregojnë shifrat zyrtare dhe është një nga vendet më të vaksinuara në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta