Festë për aneksimet, Putin: Qytetarët e 4 rajoneve zgjodhën Rusinë

1 Tetor 2022 | 12:32

Disa qindra persona u mblodhën mbrëmjen e së premtes në Sheshin e Kuq, për të festuar aneksimin e territoreve ukrainase.

Presidenti rus u rrethua nga përfaqësuesit “kukull” të 4 rajoneve për të certifikuar aneksimin më të madh përmes forcës që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Është e drejta e gjithkujt të bëjë zgjedhje. Njerëzit morën pjesë në referendum dhe e bënë atë. Zgjidhën të jenë me mëmëdheun, me Rusinë”, u shpreh Putin.

Reagimi i Ukrainës ishte i shpejtë dhe acaroi më shumë konfliktin, pasi vendi përsëriti kërkesën për t’u anëtarësuar në NATO.

Një anëtarësim që për momentin duket se nuk ka gjasa të ndodhë, por që ndryshon statusin e Ukrainës pas 7 muaj luftë, kohë gjatë të cilës aleatët shpresonin tek negociatat e paqes.

“De fakto, ne e kemi përfunduar rrugëtimin tonë për në NATO. De fakto, ne e kemi provuar ndërveprimin sipas standardeve të Aleancës, duke e treguar në fushën e betejës. Gjithashtu, ne i besojmë njëri-tjetrit, ndihmojmë njëri-tjetrin dhe mbrojmë njëri-tjetrin. Për këtë shërben Aleanca”, tha presidenti Ukrainas Zelenski.

Ai shtoi se nuk do të ulet në tryezën e negociatave përsa kohë Putin të jetë president i Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026