Shtyrja e fashës 800 KW, eksperti: Vendimarrje individuale e Ramës

1 Tetor 2022 | 15:40

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se fasha 800 KW do të vendoset në muajin nëntor, duke parë parametrat, ose do të ketë sërish diskutim për shtyrje të aplikimit të saj.

Ndërkohë, eksperti i energjisë Lorenc Gordani, është shprehur se Rama dha një vendim individual dhe sipas tij në këtë vendim nuk kishte as dialog dhe as konsultim me grupet përkatëse.

“Ajo që pamë ishte kryeministri që shpalli vendimin, nuk pamë dialog, nuk pamë konsultim. Grupi i punës duhet të kishte bërë studim dhe duhet të kishte qenë pjesë e debatit. Nuk kishte asnjë dëgjesë publike. Shqetësimi që kam unë është se patëm një vendimarrje që do të kthehet në një efekt boomerang. Ishte një vendimarje individuale”- tha ai.

Gordani theksoi se shqetësimi i tij është vendimi individual që mori Rama, ndërsa theksoi se tashmë ekspertëve iu mbetet vetëm të konsistojnë.

“Shqetësimi im në lidhje me vendimin që mori Rama ka të bëjë me procedurën  e ndjekur që është individuale. Ne na mbetet vetëm të konsistojmë. Të gjithë qytetarët shqiptarë, grupet e interesit duhet të kenë mundësi të ketë reportin në dorë”- deklaroi eksperti.

Më tej ai nënvizoi: Kemi mungesë të rëndësishmja të informacionit për të  gjykuar në mënyrë objektive mbi të dhëna objektive. Kemi pasur disa reshje, por nuk kanë ndryshuar ndonjë gjë të jashtzakonshme në kaskadë.

Ka një gjë të saktë dhe pozitive, nuk ka pse të vendoset një tarifë nëse nuk ka pasur rëndim të buxhetit të KESH.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026