Festë në ‘Sheshin e Kuq’, Putin: Qytetarët e 4 rajoneve zgjodhën Rusinë
Disa qindra persona u mblodhën mbrëmjen e së premtes në Sheshin e Kuq, për të festuar aneksimin e territoreve ukrainase.
Presidenti rus u rrethua nga përfaqësuesit “kukull” të 4 rajoneve për të certifikuar aneksimin më të madh përmes forcës që prej Luftës së Dytë Botërore.
“Është e drejta e gjithkujt të bëjë zgjedhje. Njerëzit morën pjesë në referendum dhe e bënë atë. Zgjidhën të jenë me mëmëdheun, me Rusinë”-tha Vladimir Putin.
Reagimi i Ukrainës ishte i shpejtë dhe acaroi më shumë konfliktin, pasi vendi përsëriti kërkesën për t’u anëtarësuar në NATO.
Një anëtarësim që për momentin duket se nuk ka gjasa të ndodhë, por që ndryshon statusin e Ukrainës pas 7 muaj luftë, kohë gjatë të cilës aleatët shpresonin tek negociatat e paqes.
“De fakto, ne e kemi përfunduar rrugëtimin tonë për në NATO. De fakto, ne e kemi provuar ndërveprimin sipas standardeve të Aleancës, duke e treguar në fushën e betejës. Gjithashtu, ne i besojmë njëri-tjetrit, ndihmojmë njëri-tjetrin dhe mbrojmë njëri-tjetrin. Për këtë shërben Aleanca”- u shpreh Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Senatorja amerikane në Tiranë: E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan
- Humbi 29 mln dollarë në lojërat e fatit, burri në Nju York padit kazinonë
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta