Putin ‘hakmerret’ ndaj Melonit pas mbështetjes për Ukrainën

2 Tetor 2022 | 16:14

Liderja e ekstremit të djathtë në Itali Giorgia Meloni e cila triumfoi një zgjedhjet e përgjithshme pak ditë më parë shprehu hapur mbështetjen e saj për Ukrainën.

I menjëhershëm ishte reagimi i Moskës, korporata energjetike ruse Gazprom pezulloi dërgesat e gazit për në Itali.

Gjigandi italian i energjisë ‘Eni’ tha se ata ishin informuar për një problem transporti në Austri, çka nënkuptonte se furnizuesi rus nuk do të ishte në gjendje të dërgonte gaz, të paktën deri të hënën.

Pjesa më e madhe e gazit rus të dërguar në Itali kalon në Ukrainë përmes tubacionit të gazit Trans Austria (TAG), në Tarvisio në Italinë veriore në kufi me Austrinë.

Para luftës në Ukrainë, Italia importonte 95 për qind të gazit që konsumonte, 45 për qind e të cilit vinte nga Rusia.

Kryeministri në largim Mario Draghi ka nënshkruar marrëveshje të reja me prodhues të tjerë të gazit për të reduktuar varësinë e Italisë nga Rusia.

Giorgia Meloni, e cila pritet të bëhet kryeministre e Italisë, pak ditë më parë është shprehur  se Putin “kërcënon sigurinë e të gjithë kontinentit evropian” dhe aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës “nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe politike”.

Putin është në mosmarrëveshje të ashpër  me vendet evropiane për furnizimin me gaz natyror dhe është akuzuar se ka përdorur rrjedhën e gazit si një armë ekonomike.

Tensionet shtohen pasi gjatë këtyre ditëve ka pasur rrjedhje në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë, dhe tonelata metan janë derdhur në Detin Baltik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026