Mbi 20 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 në botë
Pas më pak se 3 javë numri i të infektuarve me COVID-19 në botë është shtuar me 5 milionë raste të tjera duke kapërcyer shifrat e 20 milionë personave të prekur.
Sipas përllogaritjeve të universitetit amerikan Johns Hopkins, rastet e konfirmuara me koronavirus në botë kanë kaliar 20 milionët.
Megjithatë ekspertë të shëndetësisë besojnë se numri i të infektuarve është shumë më i madh, kjo duke pasur parasysh faktin se vetëm 40 për qind e personave që e mbartin virusin shfaqin simptoma dhe testohen.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili kanë raportuar thuajse dy të tretat e rasteve të reja që prej 22 korrikut, kur bilanci botëror kapi shifrat e 15 milionë të prekurve.
Sipas universitetit Johns Hopkins në rang botëror janë mbi 20 milionë njerëz që janë infektuar nga virusi që buroi fillimisht nga Kina në fund të vitit 2019. Prej tyre mbi 736 mijë persona kanë vdekur.
SHBA-të (5 milionë), Brazili (3 milionë), India (2.2 milionë) dhe Rusia (890 mijë) janë shtetet me më shumë raste.
Përveç këtyre shteteve, shqetësuese paraqitet situata edhe në Meksikë (485 mijë), Afrikë të Jugut (563 mijë) dhe Peru (483 mijë).
SHBA-të mbeten shteti me më shumë viktima (163 mijë), ndjekur nga Brazili (101 mijë), Meksika (53 mijë), Britania e Madhe (46 mijë) dhe India (45 mijë).
Ndërkohë shtete si Italia (35 mijë viktima) apo dhe Franca (30 mijë viktima) e Spanja (28 mijë viktima), të cilat vuajtën rëndë pandeminë në muajt mars-prill, kanë mundur ta vënë nën kontroll epideminë duke ulur ndjeshëm rastet e të infektuarve dhe vdekjeve.
Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thuhet se COVID-19 nuk po shfaq të njëjtat karakteristika si viruset e tjera respiratorë duke mos humbur shumë aftësitë infektive pavarësisht stinës së ngrohtë. Ndaj heqja e masave kufizuese konsiderohet si e rrezikshme pasi mund të rikthejë valën e të infektuarve.
Duke folur nga Gjeneva të hënën, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore në OBSH, Michael Ryan, tha se deri më tani “është treguar qartë se nëse hiqen masat kufizuese, virusi mund të rikthehet”.
Ryan vlerësoi punonjësit e shëndetësisë në Brazil për përballimin e një situate që ai e konsideroi “me nivel të lartë epidemie”.
COVID-19 nuk ka ende një ilaç të aprovuar gjerësisht nga institucionet shëndetësore ndërsa një numër i lartë kompanish po përpiqen të nxjerrin një vaksinë.
Prej muajsh zyrtarë të ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe presidentin brazilian, Jair Bolsonaro, kanë pretenduar se preparati mjekësor hidroksiklorokinë (hydroxychloroquine) mund ta trajtojë koronavirusin.
Mirëpo Ryan theksoi të hënën se “hidroksiklorokina nuk është provuar të ketë pasur efekt ndaj koronavirusit”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta