Kërkimet për të mbijetuar, 800 efektivë nga 20 vende të botës në Bejrut
Shumë vende evropiane kanë dërguar ekipet e tyre për të ndihmuar në kërkimin e personave të humbur në Bejrut.
Të paktën 60 persona konsiderohen të zhdukur nga shpërthimi i një jave më parë.
Aktualisht në kryeqytetin libanez ndodhen 800 efektivë nga 20 vende, përfshirë një brigadë italiane zjarrfikësish.
“Përhapja e gazit toksik është zhvendosur nga zona përreth portit. Ajo që mund të bëjmë tani është të gjejmë pikat ku lëndët kimike ishin depozituar dhe të mbështesim autoritetet libaneze dhe ekipet e tjera të huaja, për t’u siguruar që po punojnë në një ambient të sigurt dhe njëkohësisht t’u rekomandojmë atyre të mbajnë pajisje mbrojtëse”, deklaron Stefania Fiore, shefe e misionit italian.
Në ujërat përreth portit, marina libaneze po udhëheq kërkimet.
Ata shprehen të vendosur të gjejnë këdo që konsiderohet i humbur, pasi familjet presin lajmin për gjetjen e njerëzve të tyre.
Ndërkohë, Programi Botëror për Ushqimin po dërgon mbi 17 mijë tonelata metrike grurë, që do të sigurojnë bukë për të paktën 20 ditë për qytetin.
Edhe UNICEF po ofron mbështetje shëndetësore dhe këshilluese.
Gjithçka vjen pas shkatërrimit të depove me grurë në port, në një vend që bazohet gjerësisht tek importet.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta