Njerëzit nuk mbështesin propozimin e Elon Musk për ndalimin e luftës

4 Tetor 2022 | 07:57

Themeluesi i SpaceX dhe bashkëthemeluesi i Tesla, Elon Musk, paraqiti një propozim në Twitter se si mund të ndalet lufta në Ukrainë.

Ai deklaroi se është e nevojshme të përsëriten zgjedhjet në rajonet që votuan për bashkim me Rusinë, nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, dhe nëse populli shpreh vullnetin e tij që Rusia të largohet, kjo duhet të konfirmohet.

Krimea, siç shkruan ai, mbetet formalisht pjesë e Rusisë, siç u vendos që nga viti 1783 deri në gabimin e Nikita Hrushov. Më pas, sipas Musk, Krimeja do të ketë furnizim me ujë dhe Ukraina mbetet neutrale.

Ai ka publikuar edhe një sondazh në të cilin i ka pyetur ndjekësit nëse janë dakord me propozimin e tij.

Deri më tani, pothuajse 760 mijë njerëz kanë votuar për propozimin e Musk, 60 përqind e të cilëve nuk pajtohen me idenë e tij se Ukraina duhet të jetë neutrale dhe Krimea duhet të jetë ruse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026