Koreja e Veriut lëshon raketa balistike mbi Japoni

4 Tetor 2022 | 09:25

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të dyshuar mbi Japoni, në atë që duket të jetë një përshkallëzim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit.

Raketa balistike udhëtoi rreth 4500 km përpara se të binte në Oqeanin Paqësor, aq larg sa për të goditur ishullin amerikan të Guam nëse merrte një trajektore tjetër, shkruan BBC.

Ky është lëshimi i parë i raketës së Koresë së Veriut mbi Japoni që nga viti 2017.

Kjo bëri që Japonia të lëshojë një alarm të rrallë për disa qytetarë që të ruhen.

OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut të testojë armë balistike dhe bërthamore. Fluturimi i raketave drejt ose mbi vende të tjera pa ndonjë paralajmërim ose konsultim paraprak, është gjithashtu në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026