Duma ratifikon aneksimet, Lavrov akuza Perëndimit: Po veproni si Hitleri
Dhoma e ulët e Parlamentit rus votoi të hënën miratimin e traktateve për bashkimin e 4 rajoneve ukrainase me Rusinë.
Votimi rezultoi unanim për të katër traktatet, por numri i votave pro ndryshoi nga 409 në 413, ndoshta për shkak se disa ligjvënës u treguan më të ngadaltë për të shtypur butonin.
Kryetari i Dhomës e quajti lëvizjen një “riunifikim”.
“Kjo ditë është historike për ne. Jemi të gjithë të vetëdijshëm se mënyra e vetme për të shpëtuar banorët që jetojnë në territoret e katër entiteteve, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhias dhe Khersonit, është riunifikimi, bashkimi me Federatën Ruse”, tha Vyacheslav Volodin, kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, akuzoi Perëndimin se po imiton Hitlerin duke përdorur Ukrainën si “instrument lufte” kundër Rusisë, siç bëri Gjermania ndaj Bashkimit Sovjetik në Luftën II Botërore.
Ndërkohë, pamjet e para të lirisë së Zakitne, një lokalitet 10 milje larg qytetit lindor të Limanit, kanë nisur të qarkullojnë. Rimarrja e Limanit shënon fitoren e parë të ushtrisë ukrainase në territoret që Kremlini i kishte shpallur të vetat dhe që ishte zotuar t’i mbronte me çdo mjet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Turqia kundërshton aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia
- Frikë nga rrethimi, rusët tërhiqen nga qyteti strategjik i Ukrainës
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta