Shpërthim në fabrikën e armëve në Bullgari, 3 viktima
Një shpërthim ka ndodhur të martën në fabrikën e armëve Arsenal në qytetin bullgar Kazanlak.
Mediat e huaja, raportojnë se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa tre të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë si pasojë e shpërthimit, dy gra të moshës 53 dhe 43 vjeç janë zhdukur.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi, ndërsa mendohet se shkak ka qenë shkelja e rregullave në lidhje me sigurinë e punës.
“Ky është ndoshta një gabim njerëzor, sepse nëse do të plotësoheshin të gjitha kërkesat teknologjike, kjo nuk do të kishte ndodhur”, tha prokurori i qarkut Diço Atanasov.
Ekipet e zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Vitin e kaluar, një punëtor humbi jetën në një zjarr që shpërtheu në të njëjtën fabrikë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çmimi Nobel për Fizikë u ndahet tre shkencëtarëve
- Orteku godet alpinistët në Himalaja, humbin jetën 4 persona, zhduken disa të tjerë
- Incident në ashensor, humb jetën ish-komandanti i UÇK-së në Pejë
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta