Elon Musk i rikthehet marrëveshjes për blerjen e Twitter
Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar sërish mendjen rreth blerjes së Twitterit, dhe tani ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë me procedurat për blerjen e kësaj platforme të medias sociale.
Në një letër dërguar kësaj kompanie, Musk është pajtuar të paguajë çmimin që kishte ofruar disa muaj më herët, përpara se të tërhiqej nga marrëveshja.
Ky ndryshim i qëndrimit vjen vetëm disa javë para se të dyja palët pritej të përballeshin në gjykatë për këtë çështje.
Twitter, që e ka paditur miliarderin Musk për të tentuar që ta detyrojë të vazhdojë me marrëveshjen për blerjen e kompanisë, pritej që të fitonte procesin gjyqësor.
Në letër, avokatët e Muskut thanë se ai dëshiron që të vazhdojë me kompletimin e transaksionit, dhe ka kërkuar që t’i jepet fund betejës ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta