Sa shpenzuan mesatarisht në muaj familjet shqiptare në vitin 2021
Nga të dhënat e INSTAT, në 2017, një familje dibrane shpenzonte mesatarisht në muaj 47 mijë lek. Në anketën e vitit 2021, këto shpenzime kanë arritur në 72 mijë lekë.
Shpenzimet mujore në Durrës, deri në 2017-n kanë qenë mbi nivelin mesatar në rang vendi, bashkë me Tiranën. Por, në 2018-n Durrësi zbriti nën këtë nivel, duke lënë kryeqytetin të vetmin qark me shpenzime mujore mbi nivelin mesatar të vendit.
Më pas, tërmeti dhe pandemia e lanë në vend konsumin e familjeve durrsake, që në pesë vitet e fundit përllogariten rreth 76 mijë lekëshit në muaj.
Rritje të shpenzimeve familjare në pesë vitet e fundit ka raportuar edhe Vlora. Periudha përkon me një sërë investimesh të nisura në këtë qark, përfshirë këtu shëtitoren buzë detit.
Në Vlorë, shpenzimet mesatare mujore në 2017-n ishin 58 mijë lekë, ndërsa në 2021 kanë arritur në 75 mijë lekë.
Tërmeti që riorientoi përparësitë e qeverisë dhe pandemia kanë ndikuar negativisht në rritjen e shpenzimeve mesatare familjare në të gjitha qarqet, por efektet janë ndjerë më shumë në Durrës dhe Vlorë.
Të vetmet qarqe që kanë raportuar rritje konstante të shpenzimeve mesatare mujore janë Korça dhe Fieri. Në Korçë këto shpenzime u rritën nga 71 mijë lek në 2017-n në 83 mijë lek në 2021, ndërsa në Fier nga 71 mijë në 81 mijë.
Nga qarqet e mëdha, Elbasani mbetet me shpenzime më të ulta, me 74 mijë lek në muaj për familje.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta