Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit për kreditë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se Këshilli Mbikëqyrës i institucionit, të cilin ai drejton, vendosi që të rrisë normën e interesit të kredisë 1 ditore në 3,25%.
Gjatë një konference për mediat, Sejko theksoi se gjithashtu u vendos rritja e normës së interesit të depozitës 1 ditore në 1,25% dhe normën bazë të interesit me 0,5% duke e çuar në 2,25%.
“Lufta në Ukrainë është burimi kryesor i pasigurisë dhe përshkallëzimi i luftës, mund të çojë në çmime më të larta të mallrave, ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe në rritje më të ulët ose negative ekonomike rajonale e evropiane.
Duke gjykuar Këshilli Mbikëqyrës vendosi në mbledhjen e sotme të rrisë me 0.5 % normën bazë të interesit, duke e çuar në nivelin e 2,25 %, të rrijë 0.5% normën e interesit të depozitës 1 ditore duke e çuar në nivelin e 1.25% dhe të rrisë po ashtu 0,5% normën e interesit të kredisë 1 ditore duke e çuar në nivelin 3.25%”, theksoi Sejko.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta