BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, kufizohet çmimi i naftës

5 Tetor 2022 | 18:19

Një marrëveshje është arritur mes vendeve anëtare të BE-së për një çmim kufizues për naftën ruse.

Ajo vjen si përgjigje ndaj veprimeve të fundit të presidentit Putin, që aneksoi ilegalisht 4 rajone të Ukrainës, duke i shpallur ato pjesë të Rusisë.

Kuota e çmimit kufizues duhet ende të caktohet nga vendet e grupimit G7 dhe BE-ja, por për disa euro-deputetë qëndrimi i unifikuar i Perëndimit është më i rëndësishëm.

“Është një gabim i madh të ecësh i vetëm. Na duhet më shumë Evropë dhe më pak interes kombëtar, ky është thelbi. Nëse duam të reagojmë ndaj Putin, na duhet solidariteti evropian bashkë me ligjin ndërkombëtar”, Antonio Tajani, ish-president i Parlamentit Evropian.

Një nga pikat kyçe të marrëveshjes është edhe ndërprerja e shërbimeve të kompanive tregtare evropiane për cisternat ruse, për transportin e naftës me një çmim më të lartë.

Greqia, Qiproja dhe Malta, vende me industri të theksuar detare, kishin kundërshtuar masat për shkak të impaktit ekonomik. Megjithatë, atyre u janë premtuar lëshime për të adresuar shqetësimet.

Tani do të ngrihet një sistem monitorimi për të lehtësuar efektet e kundërta. Megjithatë, Greqia është në pritje të shohë se si industria detare do të reagojë ndaj sanksioneve të reja.

“Pjesa dërrmuese e naftës ruse po transportohet përmes anijeve që i përkasin kompanive greke. Për këtë arsye po presim një përgjigje për të parë nëse kjo lëvizje do të sjellë përfitime ndaj impaktit të sanksioneve dhe nëse është në linjë me qeverinë greke. Na duhet një përgjigje jo vetëm nga industria detare, por edhe nga qeveria greke që i aprovon sanksionet”, theksoi Dimitrios Papadimoulis, zëvendës president i Parlamentit Evropian.

Paketa e tetë e sanksioneve, që vjen përpara ndalimit total që BE do t’i bëjë blerjes së naftës ruse më 5 dhjetor, përfshin gjithashtu kufizime më të serta për produkte të tjera ruse. Mes tyre bëjnë pjesë çeliku dhe plastika, që Kremlinit do t’i kushtojnë 7 miliardë euro.

Gjithashtu do të ndalen edhe eksportet drejt Rusisë të produkteve teknologjike evropiane, të cilat përdoren nga ushtria ruse, kryesisht në fushën e aviacionit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026