Danimarka në zgjedhje më 1 nëntor
Danimarka po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi një polemikë e lidhur me pandeminë e COVID-19 doli në dritë.
Kryeministrja e qendrës së majtë, Mette Frederiksen caktoi datën 1 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve me premtimin se do të mbështesë partnerët e koalicionit në rast se vetë dështon.
“Në mes të një krize ndërkombëtare, që ka të bëjë me sigurinë, energjinë dhe ekonominë, është jetike të kemi zgjedhje parlamentare. Kjo është më së paku ajo çka dëshiron shumica e Parlamentit danez. Për këtë arsye kam njoftuar mbretëreshën se kam thirrur zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh Frederiksen.
Social Demokratët e Frederiksen kanë udhëhequr si një qeveri pakice që prej zgjedhjeve të 2019-s. Por popullariteti i tyre ra gjatë menaxhimit të pandemisë.
Pas Suedisë, ku fituan nacionalistët, Danimarka është vendi i dytë nordik që shkon në zgjedhje. Sondazhet tregojnë se qendra e majtë dhe ajo e djathtë ndodhen në të njëjtat nivele.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta