Koreja e Veriut lëshon raketën e gjashtë balistike në dy javë
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa të tjera balistike të enjten, hera e gjashtë në më pak se dy javë.
Pheniani të mërkurën e përshkroi sulmin e tij të fundit si masa kundërveprimi ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.
Të martën, Pheniani lëshoi një raketë mbi Japoni, duke bërë që SHBA të thërriste një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në takim, SHBA-ja akuzoi Rusinë dhe Kinën për mbrojtjen e Veriut nga sanksionet më të forta.
Duke kundërshtuar sanksionet e mëtejshme, Moska dhe Pekini i kishin dhënë Phenianit “mbrojtje të plotë”, tha ambasadori i SHBA në OKB. Përfaqësuesit kinezë dhe rusë thanë se rritja e dialogut ishte më mirë se ndëshkimi.
Për dy muajt e fundit, SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë mbajtur një sërë stërvitjesh të kombinuara, ndërsa praktikojnë se si të mposhtin dhe pengojnë një sulm të Koresë së Veriut. Këto stërvitje, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un i sheh si provë që armiqtë e tij po përgatiten për luftë.
Në deklaratën e saj, Koreja e Veriut akuzoi SHBA-në për “përshkallëzimin e tensioneve ushtarake në gadishullin Korean”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta