I riu rus tregon për Euronews Albania: Rastet kur ne ndëshkohemi nga shteti

6 Tetor 2022 | 19:12

Aleksandër Belik, avokat i “Lëvizjes së kundërvënësve të ndërgjegjes” ruse, në një intervistë për Euronews Albania, foli për situatën aktuale në Rusi, ku presidenti rus tashmë ka shpallur mobilizim ushtarak.

Belik theksoi se Putin nuk ia ka arritur qëllimit që të rekrutojë të gjithë personat, ashtu siç e kishin planifikuar.

“Besoj se mobilizimi ka falimentuar, nuk ia kanë arritur që të rekrutojnë të gjithë personat që ata donin të rekrutonin. Shumica e njerëzve e kanë lënë Rusinë dhe nuk ka aq shumë njerëz në kufi të Kazakistanit dhe Gjeorgjisë. Kush kishte për të ikur nga Rusia ka ikur”-deklaroi ai.

Ai tregoi dhe rastet kur njerëzit në Rusi ndëshkohen.

“Në Rusi mund të ndëshkohesh nëse nuk komunikon të njëjtat komunikime që Ministria e Mbrojtjes jep dhe nuk mund të flasësh lirshëm kundër Rusisë për luftën në Ukrainë. Kjo është një gjë e ndaluar dhe mund të dënohesh”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026