2 vjet nga tragjedia, Itali përkujton shembja e urës “Morandi”
Një minutë heshtje u mbajt të premten në Xhenova të Italisë, fiks në momentin kur ura “Morandi” u shemb duke vrarë 43 persona. Si sot 2 vjet më parë, struktura 51-vjeçare u shemb papritur gjatë një stuhie, duke bërë që shumë automjete të rrëzoheshin në lumin e tharë poshtë saj.
“Po punojmë me administratën lokale dhe me të gjithë komunitetin në mënyrë që qyteti të rilindë. Premisat janë në vendin e duhur dhe ne do të vazhdojmë punën. Me planin e ri për rimëkëmbjen kombëtare Xhenovës do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë”, tha Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë.
Ceremonia u mbajt në urën e re që u inaugurua më 3 gusht. Shumë nga familjarët e viktimave nuk e ndoqën atë, me argumentin se anashkalon tragjedinë e 2018-s.
“Është e nevojshme që i gjithë vendi ynë, përfshirë biznesmenët që punojnë me përgjegjshmëri, të jetë në gjendje të dalë nga humnera në të cilën ka rënë besueshmëria jonë. Duhet ta izolojmë atë sistem të kalbur që lejoi shembjen e urës në vitin 2018”, u shpreh Egle Possetti, Komiteti i familjarëve të viktimave.
Tragjedia vuri në dukje gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen rrugët, urat dhe hekurudhat e vendit. Struktura është jetike për banorët e Xhenovës pasi i lidh ata me rivierën franceze dhe Milanon. Ura e re është e pajisur me 4 robotë mirëmbajtës që veprojnë përgjatë saj dhe konstatojnë erozionin dhe gërryerjen, në mënyrë që tragjedia të mos përsëritet.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta