Dhuna në protestat për hixhabin, SHBA sanksionon 7 zyrtarë iranianë

7 Tetor 2022 | 11:32

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj shtatë zyrtarëve të lartë iranianë lidhur me kufizimin e qasjes në internet dhe “dhunën e vazhdueshme kundër protestuesve paqësorë”.

Protestat në Iran po vazhdojnë pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim.

Në mesin e atyre ndaj të cilëve janë vendosur sanksione, më 6 tetor, është Yadollah Javani, shefi i Policisë së Zbatimit të Ligjit në Teheran.

Amini u arrestua më 13 shtator nga Policia e Moralit për mbajtjen e pahijshme të hixhabit, shaminë që gratë duhet të mbajnë në publik sipas ligjit iranian.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se, përveç Javanit, zyrtarë tjerë të sanksionuar janë: ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi, ministri i Komunikimit, Eisa Zarepur dhe Vahid Mohammad Naser Majid, kreu i Policisë Kibernetike Iraniane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026