Pse Princi Harry dhe Elton John po padisin tabloidin e njohur

7 Tetor 2022 | 14:40

Princi Harry i Britanisë së Madhe dhe këngëtari Elton John janë në mesin e disa figurave publike që kanë paditur botuesin e gazetës Daily Mail për përgjime të të telefonit dhe shkelje të tjera të privatësisë.

Të tjerët që marrin pjesë në veprimin ligjor janë bashkëshorti dhe regjisori i Elton John, David Furnish, Elizabeth Hurley, Sadie Frost dhe Doreen Laërence, nëna e adoleshentit me ngjyrë Stephen Lawrence, i cili u vra në një sulm racist në 1993.

Një deklaratë e lëshuar të enjten nga firma ligjore Hamlins, e cila përfaqëson Princin Harry dhe Frost tha se të gjashtë ishin “të vetëdijshëm për provat bindëse dhe shumë shqetësuese se ata kanë qenë viktima të aktivitetit të neveritshëm kriminal dhe shkeljeve të rënda të privatësisë.

Ai tha se shkeljet përfshinin “angazhimin e hetuesve privatë për të vendosur fshehurazi pajisje dëgjimi brenda makinave dhe shtëpive të njerëzve”, autorizimin e përgjimit të thirrjeve telefonike private, pagesën e zyrtarëve të policisë për “informacione të ndjeshme”, imitimin e individëve për të marrë të dhëna mjekësore dhe “akses në llogari bankare, histori krediti dhe transaksione financiare me mjete dhe manipulime të paligjshme”.

“Prandaj, ata janë bashkuar tani për të zbuluar të vërtetën dhe për t’i vënë para përgjegjësisë gazetarët përgjegjës, shumë prej të cilëve ende mbajnë poste të larta sot”, tha Hamlins në deklaratën e saj.

Baronesha Lawrence, Hurley, Sir Elton John dhe Furnish po përfaqësohen nga firma ligjore Gunnercooke.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026