Zyrtare, caktohet qyteti ku do të mbahet Eurovision 2023
Liverpooli është përzgjedhur si qyteti pritës për edicionin e 67-të të Eurovision, pas një gare të ngushtë me Glasgow.
Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena të shtunën më 13 maj ndërsa gjysmëfinalet do të mbahen të martën më 9 maj dhe të enjten më 11 maj.
BBC, së bashku me Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), do të organizojnë Konkursin në konsultim me UA: PBC, transmetuesin publik të Ukrainës dhe fituesit e vitit të kaluar të festivalit. Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest, Martin Österdahl u shpreh pas njoftimit:
“Liverpool është vendi ideal për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovizion në emër të Ukrainës. Qyteti është sinonim i muzikës dhe Liverpool Arena tejkalon të gjitha kërkesat e nevojshme për të organizuar një ngjarje globale të kësaj shkalle.”- thuhet në faqen zyrtare të Eurovizion.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta