Dallime në samitin e BE-së, përplasje për kufizimin e çmimit të gazit
Bashkimi Evropian po përpiqet të gjejë një mënyrë për të frenuar rritjen e çmimeve të energjisë. Por gjatë samitit të liderëve të 27 vendeve anëtare në Pragë ranë në sy qëndrimet e ndryshme.
Në tryezë u hodhën disa ide që gjetën konsensus si skema e përbashkët e prokurimit për të blerë energji.
“Një gjë është e qartë, ka një mbështetje të gjerë që pranverën e ardhshme, në fund të dimrit, kur rezervat tona të jenë ezauruar, të kemi një prokurim të përbashkët për blerjen e gazit, në mënyrë që të shmangim bërrylat me njëri-tjetrin dhe të kemi një fuqi negociuese kolektive”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
Por kontradiktat, sidomos mbi vendosjen e një çmimi kufizues për gazin, vazhdojnë. Për të treguar unitet, liderët e Francës, Gjermanisë dhe Holandës u mblodhën më vete gjatë samitit. Kjo, pavarësisht se Berlini do të preferonte të ishte grupimi G7 ai që të ulte çmimet, me qëllim shmangien e humbjes së furnizimeve.
“Ne e mbështesim çmimin kufizues nëse ai nuk cenon sigurinë e furnizimeve sepse nëse jemi në tregun botëror duke konkurruar për gazin e lëngshëm, nëse rajoni ynë ka një çmim të tillë dhe rajonet e tjera jo, atëherë do të mbetemi pa gaz pasi askush nuk do të na i shesë”, u shpreh Kaja Kallas, kryeministre e Estonisë.
Samiti shërbeu gjithashtu si një mundësi që Gjermania të sqaronte njoftimin e paketës prej 200 miliardë eurosh për të ndihmuar kompanitë dhe qytetarët, pasi shumë qeveri mendojnë se mund të krijojë përçarje në tregun e përbashkët.
“Nëse shihni përreth duhet vetëm të kuptoni se ajo që po bëjmë ne është diçka që rrjedh nga ato pak vendime që shumë vendeve i kanë marrë pak kohë më parë”, tha Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.
Liderët e Unionit do të takohen sërish pas dy javësh, kur do të jetë rasti për një marrëveshje për reformimin e tregut të energjisë, me qëllim uljen e çmimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta