Putin urdhëron konfiskimin e projektit ndërkombëtar të naftës

8 Tetor 2022 | 14:20

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për instalim të një operatori të ri në projektin e madh ndërkombëtar të gazit dhe naftës, Sakhalin-1, në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë.

Një hap i tillë do të prekë miliarda dollarë investime të kompanive amerikane, japoneze dhe indiane.

Dekreti i 7 tetorit duket se është përsëritje e strategjisë që e ka përdorur Kremlini së fundi për të marrë kontrollin e aseteve të energjisë që janë në pronësi të huaj.

Putin ka urdhëruar që qeveria ruse të ketë autoritet për të vendosur nëse palët e huaja do të mund të kenë aksione në projektin masiv të naftës dhe gazit, Sakhalin-1, shkruan REL.

Ky hap, drejt nacionalizimit, komplikon edhe më shumë përpjekjet e kompanisë amerikane, Exxon Mobil që të largohet nga Rusia, prej kur Perëndimi i ka vënë sanksione Moskës për luftën e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026